Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli,mori pjesë në takimin e zyrtarëve të lartë të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe vendet e BE-së, që u mbajt nga 7 deri 9 shkurt në Podgoricë, Mali i Zi. Në takim u diskutuan aktivitetet për zbatimin e marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimet klimatike si pjesë e projektit “Ndihma teknike për zbatimin e marrëveshjes së Parisit.” Konferenca dhe punëtoria e nivelit të lartë u përqendruan në zhvillimet kryesore ndërkombëtare dhe rolin e sistemeve kombëtare në planifikimin afatgjatë për politikën e klimës.
Në këtë takim, zëvendësministri theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë janë të angazhuara fuqimisht për përpjekjet globale për trajtimin e ndryshimeve klimatike. Gjatë kësaj Makraduli, theksoi se Ministria do të vazhdojë të koordinojë nga afër të gjitha aktivitetet e lidhura me klimën dhe duke siguruar mbështetje të fortë për të gjithë faktorët kyç në vend.
Ai potencoi se Qeveria është e angazhuar për #Aksionin Klimatik, por gjithashtu duhet të zhbllokohen më shumë mekanizma për mbështetje shtesë, si teknikisht ashtu edhe financiarisht, për të realizuar aktivitetet e planifikuara në dokumentet tona strategjike për ndryshimet klimatike.
Makraduli theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor gjithmonë kan pasur dhe do të kenë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së dhe Parisit (sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Parisit). Sipas tij, sfida përpara nesh është nevoja për një organizim të mirë në sigurimin e një përgjigje të fokusuar në përputhje me angazhimet dhe marrjen e hapave të mëtejshme drejt ndryshimeve transformuese.
Në fjalimin e tij, Zëvendësministri theksoi se mbështetja e BE-së në shfrytëzimin e përvojës së tyre do ta përshpejtojë përparimin në zbatimin e aktiviteteve klimatike në vendet shfrytëzuese të projektit dhe do të sigurojë që ato të lëvizin në një drejtim pozitiv.
Pritjet tona, sipas Makkadulit, janë se Maqedonia do të jetë pjesë e përpjekjeve të BE-së të nevojshme për nivelin e ardhshëm të aktiviteteve dhe ambicieve klimatike.