Më 4 dhe 5 shtator 2017, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë në takimin e parë të punës të Bashkësisë energjetike.
Në takim për herë të parë, në kuadër të bashkësisë energjetike, është formuar Grupi në nivel të lartë për aksionet klimatike. Qëllimi i grupit është krijimi i platformës për funksionimin e integruar të ministrive të ekonomisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Platforma do të përcaktojë objektiva dhe masa për t’u arritur ato në fushën e detyrimeve sipas Marrëveshjes së Parisit.
Në këtë takim u përshëndetën aktivitetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit dhe njoftimi për fillimin e përpunimit të strategjisë afatgjate për aksionin klimatik, në kuadër të së cilës do të hartohet Ligji i aksionit klimatik.