Në periudhën nga 28-të dhe 29-të shtator 2017, zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli mori pjesë në High-Level tryezën e rrumbullakët në Konferencën e Parë të Anëtarëve të Konventës së Minamas për Merkurin që u mbajt në Gjenevë, Zvicërr.
Konventa e Minamas për Merkurin është dokument global qëllimi i së cilës është mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe e mjedisit jetësor nga efektet negative të shkaktuara nga prania e merkurit si rezultat i emetimeve antropogjene të merkurit dhe komponimeve të merkurit.
Dispozitat e Konventës kanë të bëjnë me kontrollin dhe menaxhimin e merkurit, metal i cili gjen zbatim të gjërë në jetën e përditshme të një njeriu bashkëkohorë, kështu që është normale që të gjendet emetime të tij dhe shkarkime në të gjitha mediat e mjedisit jetësor. Kështu, qëllimi dhe fushëveprimi kryesor i Konventës është kontrolli i merkurit gjatë të gjitha fazave të ciklit të tij jetësor, reduktimit dhe eliminimit të tij,.
Një arsye më tepër për inicimin e ratifikimit të Konventës së Minamas është nevoja për pjesëmarrjen aktive në mbledhjet ndërkombëtare të kësaj fushe si anëtare e barabartë e Konventës.
Me ndërmarrjen e aktiviteteve për ratifikimin e Konventës, Republika e Maqedonisë do të ketë mundësi të marrë pjesë aktive në mbledhjet ndërkombëtare për merkurin, si dhe të sjellë vendime që kanë të bëjnë me implementimin e të njëjtës në nivel global.