(13.09.2019) Sot, Zëvendësministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në Varshavë, Poloni, mori pjesë në një konferencë me temë “Rajonet e qymyrit në komunitetin e tranzicionit dhe energjisë” të organizuar nga Komuniteti Evropian i Energjisë dhe Presidenca Polake e COP24.
Gjatë kësaj, zëvendësministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të qenë lider në tranzicionin e energjisë, me investime në burime të rinovueshme dhe gazifikim të plotë të vendit.
Ai më tej theksoi se lufta për të zvogëluar ndotjen e ajrit është një shtytës kryesor në tranzicionin e energjisë, pasi investimet në zbatimin e Planit të Ajrit të Pastër kontribuojnë në rritjen e efikasitetit të energjisë, zvogëlimin e nevojave për energji dhe zëvendësimin e burimeve jo-mjedisore të ngrohjes.
Në lidhje me zbatimin e kapitullit “Tranzicion i drejtë” („Just transition“) i Marrëveshjes së Parisit, zëvendësministri përshkroi politikën e investimeve masive në fotovoltaikë, veçanërisht në vendet ku në të kaluarën ka pasur miniera të qymyrit, siç janë minierat përreth TEC Oslomej.