Debati publik në temën e cila na tangon të gjithëve-ndotja e ajrit, e titulluar „Mos ia lë tjetrit, eja për ajër të pastër“ që u mbajt sot në Shkup i rrumbullaksoi aktivitetet për shënimin e Javës Botërore të Gjithësisë.
Debati pati për qëllim që edhe një herë të inicojë një bahskëpunim më të madhë midis institucioneve shtetërore, organizatave joqeveritare dhe sektorin e biznesit për krijimin e masave afatgjate për përballjen me ndotjen e ajrit, por nga aspekti i shfrytëzimit të të dhënave të hapura dhe transparencës, krijimit të projekteve inovative të karakterit të përbashkët privat dhe publik dhe nga aspekti i mbledhjes së ideve kreative nga qytetarët, organizatat joqeveritare dhe sektori i biznesit, si dhe kyçja e tyre aktive.
-Lufta me ndotjen është një luftë që ne duhet të udhëheqim të gjithë. Ajo nuk mund të zgjidhet vetëm nga Qeveria apo bashkësia e biznesit. Ne kemi nevojë për veprim të integruar në të cilin do të përfshijmë shoqatat e qytetarëve, kompanitë, institucionet dhe të inkurajojmë çdo individ që të kontribuojë në luftën kundër ndotjes.
Këtë e deklaroi sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli i cili ishte një nga panelistët në debatin publik.
– Ne jemi të gatshëm si Qeveri që të merremi me shumë seriozitet me këtë problem serioz. Ne e dimë se kjo nuk zgjidhet brenda natës, por do të vendosim të gjitha masat që duhet të vendosen, kryesisht afatmesme dhe afatgjata, në mënyrë që të mund të flasim për një ambient më të pastër pas disa viteve , tha Makraduli.
Si panelistë të debatit mori fjalën edhe Eli Pesheva, anëtare e О2 koalicionit për ajër të pastër, Hajan Selmani, themelues i IT kompanisë maqedonase HASELT, Jovan Despotovski, drejtor i Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik dhe Jasmina Belçovska Tasevska përfaqësuese e UNDP-së.
Diskutimi aktiv i panelistëve dhe përfaqësuesve të pranishëm të grupeve të ndryshme shoqërore hapi shumë pyetje, ide të reja, sugjerime, shembuj dhe mundësi bashkëpunimi, të cilat si rezultat përfundimtar duhet të mundësojnë arritjen më të shpejtë të qëllimit të përbashkët – ajrit më të pastër dhe mjedisit më të mirë në tërësi..
Java e Botërore e Gjithësisë festohet nga 4 deri më 10 Tetor dhe është e organizuar në më shumë se 86 vende të botës dhe mbështetet nga programi „NASA Datanauts“ në kuadër të Open.NASA.