(01.08.2019) Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, pati sot një takim pune me kryetaren e Komunës së Makedonska Kamenicës Sonja Stamenkova,ku u diskutua në temën “Përfitimet e zbatimit të projektit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e planifikimit Lindor dhe Verilindor në komunën e Makedonska Kamenicës”, ku morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit të komunës së Makedonska Kamenicës, drejtori dhe përfaqësuesit e NP Kamena Reka.
Me këtë rast, është diskutuar situata aktuale dhe mënyrat me të cilat komuna e Makedonska Kamenicëspërballet me depozitimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Në kuadër të ngjarjes, u vizitua deponia ekzistuese, e cila do të pastrohet plotësisht si dhe u zhvillua një takim me banorët e zonës, të cilët u shprehen të kënaqur me realizimin e aktiviteteve të projektit, me të cilat sistematikisht do të fillojë të zgjidhet problemi me deponitë ilegale që paraqesin një rrezik të mundshëm për shëndetin e banorëve që jetojnë në afërsi të tyre.
Përfitimet kryesore të projektit do të jenë pastrimi i deponisë ekzistuese në komunë, ndërtimi i një stacioni të ri transferimi, ndërsa ndërmarrja do të marrë një kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave dhe kontejnerë të rinj për seleksionimin e mbeturinave.
Në takimin me qytetarët u theksua nevoja për aksione të përbashkëta të komunës, ministrisë dhe OJQ-ve lokale për edukimin dhe ngritjen evetëdijes publike të popullatës lokale që sa më shpejtë të funksionojë seleksionimi dhe deponimi i rregullti mbeturinave, me ç’rastvazhdimisht do të mbikëqyret realizimi dhe do të mundësohet një kontroll dhe inspektim më i mirë në funksionimin e të gjithë sistemit.
Të gjitha zgjidhjet e parapara të projektit do të zbatohen në përputhje me standardet ekzistuese të BE-së në këtë fushë.