Maqedonia dhe Kosova do t’i intensifikojnë aktivitetet për mbrojtjen e lumit Lepenc dhe shpalljen e Malit Sharr park nacional

DSC_0238(08.04.2015.) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot në Prishtinë zhvilloi një takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës Ferid Agani, me ç’ rast u diskutua për përparimin e bashkëpunimit dypalësh në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Veç tjerash, dy ministrat biseduan për menaxhimin e integruar me resurset ujore, me theks të veçant në lumin Lepenc, për koordinimin e aktiviteteve për shpalljen e rajonit të mbrojtur ndërkufitar “Mali Sharr – Korabi – Deshati” dhe shpalljen e Malit Sharr park nacional, ndërsa shkëmbyen përvoja edhe në sferën e menaxhimit me mbeturinat,

Lidhur me menaxhimin e integruar me pellgun e lumit Lepenc, ministri Izairi theksoi se tashmë është përgatitur Raporti analitik, duke shtuar se hapi në vijim do të ishte përgatitja e Planit të përbashkët për menaxhimin me pellgun e lumit Lepenc, për të cilin ekziston mundësia e mbështetjes financiare nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraqasëse nga BE-IPA.

 

Për sa i përket Malit Sharr, ministri Izairi informoi se në periudhën e ardhshme, aktivitet prioritar do të jetë përgatitja e dokumentacionit të plotë ligjor për shpalljen e Malit Sharr park nacional, me çka do të mundësohen kushte edhe për formimin e rajonit të mbrojtur ndërkufitar “Mali Sharr – Korabi – Deshati”. Aktiviteti do të zhvillohet në kuadër të projektit të ardhshëm i financuar nga GEF “Realizimi i mbrojtjes së shumëllojshmërisë biologjike përmes vendosjes dhe menaxhimit efikas me rajonet e mbrojtura dhe inkorporimi i shumëllojshmërisë biologjike në planifikimin dhe shfrytëzimin e tokës”.

Ndryshe, si informatë u potencua se iniciativat e para ishin ngritur që në nëntor të vitit 2013 kur në Tetovë u mbajt takimi trepalësh midis përfaqësuesve të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me rajonin e mbrojtur   ndërkufitar të propozuar “Mali Sharr – Korabi- Deshati”, i cili, në bazë të studimit fizibiliti të publikuar në vitin 2010 nga UNEP, ka potencial të bëhet rajoni më i madh i mbrojtur në Evropën Juglindore.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje të formohet një grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të të dy ministrive për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta.