(18.12.2015) Sot në Athinë u mbajtën Konsultimet e treta të ekspertëve midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në Sekretariatin Special të ujërave në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, energjetikës dhe ndryshimeve klimatike. Pala maqedonase u përfaqësua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Gjatë takimit dypalësh dy delegacionet sërish shprehën vullnet për bashkëpunim të ndërsjellë në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në rajonet ndërkufitare si dhe në rajonet për menaxhim me pellgjet e lumenjve që përfshijnë territoret e dy shteteve. Në fokus të konsultimeve u gjendën pellgu i lumit Vardar dhe Liqenit të Dojranit, me ç rast u shqyrtuan mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët dhe paraqitje para fondeve të BE-së për financim të projekteve nga sektorët për mbrojtje të ujërave dhe avancim të trashëgimisë natyrore.
Gjithashtu, u bisedua për shkëmbim të të dhënave dhe informatave nga sfera e biodiversitetit.