Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe komunat në Republikën e Maqedonisë me ndërmarrjet e tyre publike, dhe asociacionin e qytetarëve “Eja Maqedoni” Ju fton më 3- tetorë 2015 (e shtunë) që të bashkangjiteni në fushatën e madhe kombtare “Maqedonia pa mbeturina 2015”.
Aktivitetet do të zbatohen në tërë teritorrin e vednit, me ç’rast lokacionet do të hartohen në hartën botërore.
Ngjarja qendrore e fushatës, do të zbatohet në komunën e Gjorgje Petrovit në lokacionin: rruga afër l.Vardar te ura e këmbësorëve në afërsi të „Spitalit Evropian të syve” me fillim në ora 11:00.
Me këtë fushatë, qytetarët e Republikës së Maqedonisë kyçen në aksionin global – Let’s do it! World 2015,i cili edhe zyrtarisht mbështetet nga Parlamenti Evropian.
Këto aktivitete mbështeten nga një numër i madh i institucioneve dhe organizatave midis të cilave: Qendra për Menaxhimin me Kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, NJVL, Ministria e Vetqeverisjes Lokale, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa do të kyçen edhe nxënës, student, aktivistë të asociacionve të qytetarëve dhe qytetarë.
Bashkangjituni në pastrimin e mjedisit tonë!