Sot në lokacionin në afërsi të fshatit Mojancë u vë gurë themeli i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Koçanit.
– Në kuadër të këtij projekti, përmes ndërtimit të stacionit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorit kryesor të kanalizimit lumi Bregallnicë do të mbrohet nga ndotja që shkaktohet nga ujërat e zeza të qytetit të Koçanit. Paralelisht, Ndërmarrja Publike Komunale “Ujësjellësi” do t’i përforcojë kapacitetet e saja teknike dhe institucionale të menaxhimit. Me këtë, për banorët e qytetit dhe zonat përreth që janë të mbuluara nga sistemi i ujësjellsit dhe kanalizimit, diku për rreth 40.000 përdorues të regjistruar, si dhe për 200,000 banorë të tjerë që gravitojnë përgjatë lumit Bregallnicë do të sigurojmë standarde më të mira cilësore të jetesës dhe një mjedis më të shëndetshëm jetësor- thekësoi ministri Duraku në fjalimin përshëndetës. Duraku thekësoi se me ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza jo vetëm që do të mbrohen ujërat e l. Bregallnicë dhe do të ritet niveli i mbrojtjes së shëndetit të popullatës, por do të përmirësohen edhe kushtet për prodhimin e produkteve bujqësore, do të sigurohet ujitja e kulturave bujqësore me ujë më të mirë cilësorë.
– Ky projekt është me vlerë prej 23 milionë franga zvicerane prej të cilave mjetet kryesore financiare në vlerë prej 21 milion franga zvicerane ose 91% të vlerës totale të projektit i siguroi Zvicra përmes Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO). Pjesa e mbetur prej 2 milionë frangave zvicerane janë kontribut lokal në mjete monetare dhe jo-monetare nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Koçanit dhe Ndërmarrja Publike Komunale “Ujësjellësi”. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli, kryetari i k. së Koçanit Ratko Dimitrovski, si dhe ambasadori i Zvicrës në R. e Maqedonisë E.T. Sibill Zuter Tehada.