SHUKOVA: Rajoni i Ohrit mbetet në listën e UNESCO-s

  “Ne jemi mirënjohës që Komiteti i njohu përpjekjet e bëra nga Maqedonia e Veriut dhe për këtë arsye na dha kohën e nevojshme për të vazhduar të bëjmë hapa të rëndësishëm drejt mbrojtjes, ruajtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të rajonit të Ohrit. Duke punuar së bashku me Republikën e Shqipërisë, ne jemi të vendosur që ta bëjmë menaxhimin e këtij lokacioni shembull bashkëpunimi, për të siguruar integritetin dhe origjinalitetin e rajonit të Ohrit dhe për t’ua përcjellë atë gjeneratave të ardhshme. Mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit mbetet synimi ynë, siç është miratimi i Ligjit për shpalljen e Kënetës së Studençicës për zonë të mbrojtur në kategorinë IV – Park Natyror dhe Ligji i ri për shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në kategorinë III – Monument i Natyrës. Ne mbetemi të përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për ruajtjen e këtij thesari global që na përket të gjithëve” – tha ministrja Shukova nga Riadi, Mbretëria e Arabisë, ku po mbahet seanca e 45-të e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku u konfirmua se rajoni i Ohrit mbetet në listen e trashëgimisë botërore.

1Delegacioni maqedonas udhëhiqej nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ndërsa përveç ministres Shukova, anëtarët e saj ishin sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Filip Tosevski dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Zoran Pavlov.

2

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në fjalimin e saj gjatë seancës theksoi se statusi prestigjioz i Rajonit të Ohrit mbetet, por mbeten edhe rekomandimet për ruajtjen e tij.

3“Rekomandimet nuk janë të lehta dhe zbatimi i tyre kërkon vëmendjen tonë të plotë. Për të arritur sukses në këtë, është e nevojshme që të gjithë të mbajnë pjesën e tyre të obligimeve – si pushteti qendror ashtu edhe vetëqeverisja lokale dhe institucionet dhe qytetarët. Megjithatë, detyrimet janë adresuar saktë. Shumë gjëra i kemi filluar nga rekomandimet, por mbetet realizimi i tyre i plotë” – shtoi ajo.

4Gjatë qëndrimit në Rijad, delegacioni maqedonas zhvilloi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Kombëtar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të UNESCO-s në Ministrinë e Kulturës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Ahmed Alblihed, ku u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

5Gjatë bisedimeve u theksua rëndësia e dialogut ndërkombëtar për diplomacinë kulturore dhe përkushtimi për ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë natyrore për gjeneratat që do vijnë dhe në kuadër të bashkëpunimit me partnerin tonë të përbashkët, UNESCO-n.

6Kishte gjithashtu një pikëpamje të përbashkët se nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërkombëtar dhe ndërtimi i kapaciteteve kolektive dhe angazhimi për realizimin e “agjendës së gjelbër” për të arritur një vision të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm global.

7