Takim koordinues me OJQ-të për fillimin e fushatës për mbrojtjen e Malit Sharr

Zoom_MZSPPQendra për edukim dhe zhvillim – CED në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Programin e KB-ve për Mjedisin Jetësor (UNEP) organizoi një takim onlajn përmes ZOOM me OJQ-të me temë “Hapat e ardhshëm të komunikimit në procesin e shpalljes së Malit Sharr për park kombëtar “. Në fjalimin e tij hyrës, ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, shprehu mirënjohje të madhe për interesin dhe mbështetjen që sektori i shoqërisë civile i jep procesit të shpalljes së Malit Sharr për zonë të mbrojtur, duke theksuar rëndësinë e partneritetit që institucioni  ndërton me OJQ-të. Nuredini theksoi faktin se vetëm me forca dhe kapacitete të përbashkëta do të jemi në gjendje ta mbrojmë Malin Sharr, duke siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të kësaj pasurie natyrore. Ai tha se Ministria do të japë të gjithë mbështetjen për të siguruar pjesëmarrjen e publikut, por që tani mesazhi për përparësitë e shpalljes së Malit Sharr si park kombëtar është në duart e OJQ-ve, të cilat e njohin mirë terrenin dhe popullsinë lokale të Malit Sharr dhe kanë  përvojë të pasur të arritur nga implementimi i një sërë  projektesh deri më tani.

Shar Planina_1Gjatë takimit u njoftua për fushatën publike për shpalljen e Malit Sharr park kombëtar, e cila mbështetet nga UNEP, ndërsa do të zbatohet nga Qendra për edukim dhe zhvillim dhe organizatat tjera nga platforma “Miqtë e Sharrit”. Gjithashtu u prezantua Memorandumi i bashkëpunimit, të cilin e nënshkroi MMJPH me një sërë OJQ dhe është i hapur për qasje, me qëllim që të sigurojë një kornizë dhe fizibilitet të bashkëpunimit të nevojshëm për të përfunduar me sukses procesin e shpalljes, por edhe për të siguruar mbrojtjen të realizuar në terren.

Fjalime mbajtën edhe përfaqësuesit e UNEP, CED, Shoqërisë ekologjike të Maqedonisë, si dhe Zyrës për marrëdhënie me publikun në MMJPH

Për të siguruar një shkallë të lartë të transparencës së procesit, në faqen e internetit të MMJPH-së është hapur një nënfaqe e veçantë ku janë publikuar dokumentet në lidhje me procesin.

Plani i detajuar i komunikimit për fushatën dhe dokumentet e tjera përkatëse të procesit janë në dispozicion në linkun vijues:

www.moepp.gov.mk/?page_id=22568