strong>Drejt menaxhimit më të mirë të burimeve natyrore
Në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara për mbrojtjen e biodiversitetit përmes menaxhimit efikas dhe mbrojtjes së natyrës dhe burimeve natyrore, me mbajtjen një takimi virtual hyrës, dje u shënua fillimi i aktiviteteve të reja projektuese për hartimin e Draft – planit për menaxhimin e zonës së mbrojtur të ardhshme të Malit Sharr , si dhe Studimi për valorizimin e vlerave natyrore dhe Draft Plani për menaxhimin e Liqenit të Ohrit.
– Si Liqeni i Ohrit po ashtu edhe masivi i Malit Sharrit karakterizohen nga vlera të jashtëzakonshme natyrore, veçanërisht me biodiversitet të pasur, i cili është i rëndësishëm jo vetëm për ne por edhe për Evropën”, tha Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në fjalën e tij të hapjes, duke theksuar që Ministria bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar mbrojtje integrale dhe avancim të trashëgimisë natyrore të vendit dhe punon për të avancuar politikat e zhvillimit (plane, strategji dhe programe) për të përmirësuar dhe harmonizuar legjislacionin kombëtar me kërkesat evropiane.
– Sinqerisht besoj se përgatitja e studimit për rivlerësimin dhe planet e menaxhimit të Monumentit të natyrës – Liqenit të Ohrit, si dhe zonës së të mbrojtur – Malit Sharr, do të sigurojë një bazë të përshtatshme për menaxhimin efektiv të vlerave natyrore në këto zona, veçanërisht për popullsinë lokale, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës – shtoi Nuredini.
– Mbështetja e shteteve dhe bashkësive në shpalljen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura është një nga fushat kryesore profesionale në të cilën IUCN është aktive, tha Boris Erg, drejtor i Unionit Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO).
– Me kënqësi të madhe, në bashkëpunim me autoritetet kombëtare, bashkësitë lokale dhe shoqërinë civile, shpresojmë që do të kontribuojmë në menaxhimin më të mirë të vlerave natyrore në Maqedoninë e Veriut, duke aplikuar standardet më të larta në botë për ruajtjen e natyrës, – shtoi Erg. .
Aktivitetet e projektit ndjekin angazhimet dhe aktivitetet e vazhdueshme të MMJPH-së për vlerësimin ose rivlerësimin e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, Strategjinë kombëtare për mbrojtjen e natyrës me Planin aksional (2017-2027) dhe Strategjinë kombëtare për biodiversitetin me Plan aksional (2018-2023) dhe do të ndihmojnë në harmonizimine kërkesat të direktivave të BE-së përshpendëtdhe habitatet, dhe do të sigurojë përparim në përmbushjen e Qëllimit Aiçi 11 për shumëllojshmëri biologjike.
Në periudhën e ardhshme, aktivitetet do të përqendrohen në përgatitjen e një studimi për valorizimin e Liqenit të Ohrit, i cili do të sigurojë një kuptim gjithëpërfshirës të vlerave natyrore dhe socio-ekonomike të Liqenit. Kjo, së bashku me studimin e valorizimit të Malit Sharr që u përfundua në fillim të vitit 2020, është një bazë e mirë për përgatitjen e planeve për menaxhimin e të dy zonave, në përputhje me legjislacionin përkatës kombëtar, duke u udhëhequr nga rekomandimet e IUCN WCPA dhe praktikat më të mira për menaxhimin e zonave të mbrojtura, si dhe rezultatet e analizës së kryer në bazëtë mjetit për ndjekjen e efektivitetit në menaxhim(Management Effectiveness Tracking Tool-METT).
Nevoja për një menaxhim të qëndrueshëm të këtyre zonave është edhe më e madhe nëse marrim parasysh që të dy zonat janë ndërkufitare. Vargmalet e Sharritjanë zonë me biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe bukuri natyrore, e ndarë me Shqipërinë dhe Kosovën, ku ka një status të mbrojtur. Një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella në Evropë, Liqeni i Ohrit ndan kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është nikoqir i një ekosistem unik ujor. Liqeni është shtëpia e mbi 200 specieve endemike dhe ka statusin e Trashëgimisë botërore.
Aktivitetet që do të kontribuojnë në përmirësimin e menaxhimit të Liqenit të Ohrit dhe Malit Sharr janë realizuar në kuadër të projektit “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit duke krijuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive zonat e mbrojtura dhe duke përfshirë biodiversitetin në planifikimin e përdorimit të tokës”, financuar nga Fondi global ekologjik (GEF), i cili zbatohet përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe MMJPH si shfrytëzuesi kryesor. IUCN do të sigurojë mbështetje lokale dhe koordinim të aktiviteteve, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe të huaj.