Ambasadori i Republikës së Turqisë në vend, E.T. Fatih Ullusoj në takimin e sotëm me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitin, e përgëzoi atë për marrjen e funksioneve të reja në Qeveri.
Mexhiti shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë i jep vendit tonë dhe komuniteteve që jetojnë në të.
Ambasadori Ullusoj, konfirmoi se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa në fushën e mbrojtjes së mjedisit do të fokusohet në menaxhimin e ujërave, në bazë të Memorandumit për Bashkëpunim të nënshkruar nga qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.