Ministri Nuredini së bashku me Zëvendës Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi dhe Kryetarin e Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili vizituan punimet për ndërtimin dhe rindërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Kamjan, projekt i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Përveç kësaj, Nuredini njoftoi se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve, për të cilin janë siguruar fonde nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2021. Me këto dy projekte edhe një tjetër vendbanim në komunën e Bogovinjës do e fitojë rrjetin bazë të infrastrukturës.
Ministri Nuredini theksoi se bashkëpunimi i qeverisë qendrore dhe lokale është i domosdoshëm për realizimin e suksesshëm të projekteve të tilla thelbësore dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar në muajt e ardhshëm në komuna të tjera, sepse uji i pastër i pijshëm dhe asgjësimi i ujërave të zeza komunale janë thelbësore për një jetë cilësore dhe për ruajtjen të mjedisit.