L A J M Ë R I M Për përgatitje të aktit nënligjor nga fusha e ujrave

Në kuadër të Projektit “Kthjellu” i cili zhvillohet nga Instituti për Studime të Komunikimit- ISK, u hartua dhe iu dorëzua Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, draft tekst për Rregullore të metodologjisë dhe procedurës për përcaktimin e parametrave për matje dhe monitorim të kualitetit dhe kuantitetit të të gjithë shtretërve të ujrave përveç shtretërve të ujrave të definuara në nenet 148 nga Ligji për ujra.

 

Akti nënligjor i lartpërmendur sillet në përputhje me nenin 147 (4) nga Ligji për ujra (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11, 44/12, 23/13, 163/13, 180/14, 154/15, 52/16  dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 151/21).

 

Me qëllim të përfshirjes së publikut në përgatitjen e aktit nënligjor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në web faqen e saj publikon tekstin e draft rregullores në mënyrë që të merr vërejtje dhe mendime për të njëjtin nga publiku dhe nga institucionet e përfshira. 

 

Institucionet e përfshira:

  • Organet e administratës shtetërore

– Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;

– Ministria e vetëqeverisjes lokale;

-Drejtoria për çështje hidrometeorologjike.

 

  • Njësi të vetqeversijes lokale:

 

– BNJVL (Bashkësia e Njësive të Vetqeverisjes Lokale të RM-së)

  • Ndërmarrjet dhe institucionet publike:

-Enti për Hidrobiologji.

 

  • Institucionet shkencore

 

  • Instituti për biologji dhe Instituti për kimi pranë Fakultetit matematiko- natyror, Shkup;

-Universiteti Goce Delcev, Shtip;

  • Universiteti i Tetovës.
  • Organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Mënyra e përfshirjes së publikut:

– publikimi i draft- aktit në web faqen e MMJPH;

– kërkesë të mendimit dhe zhvillim të mbledhjeve me palët e interesuara.

Vërejtjet, komentet dhe mendimet tuaja për aktet nënligjore të lartpërmendura mund ti dorëzoni më së voni deri më 20.11.2021, në mënyrë të shkruar tek arkiva e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi Presveta Bogorodica nr.3, 1000 Shkup ose në formë elektronike në: dandonov@vs.edu.mk

Palët e interesuara versionin elektronik të draft tekstit për aktet nënligjore mund ta gjejnë në adresën që vijon: www.moepp.gov.mk.

 

Pravilnik_metodologija_monitoring_151021_alb