Informatë mbi Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin – Vendosja në funksion e një sistemi të integruar dhe financiarisht të vetë-qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor, për nevojat e investitorit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në përputhje me nenin 90 paragrafi 1 pika 3 nga Ligji për Mjedisin Jetësor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 53/2005, 81/2005, 24/2007, 159/2008, 83/2009, 48/2010, 124/2010, 51/2011, 123/2012, 93/2013, 187/2013, 42/2014, 44/2015, 129/2015, 192/2015, 39/2016, 99/2018 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 89/2022 dhe 171/2022) njofton publikun e interesuar se Sektori për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me adresë Sheshi “Presveta Bogorodica”, nr.3 Shkup, ka dorëzuar Studimin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedisin Jetësor për projektin – Vendosja në funksion e një sistemi të integruar dhe financiarisht të vetë-qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor.

Studimi është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor www.moepp.gov.mk dhe në hapësirat e Komunës së Sveti Nikollës.

Debati publik mbi Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin – Vendosja në funksion e një sistemi të integruar dhe financiarisht të vetë-qëndrueshëm të mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor do të mbahet më 29.08.2023 (e martë) në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar Sllav me adresë rr.Marshall Tito” nr. 77, Sveti Nikolla, me fillim nga ora 11:00.