Informacion mbi hyrjen në fuqi të Ligjit për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit për Menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave dhe detyrimet e prodhuesve

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon të gjithë personat juridikë dhe fizikë të përcaktuar si “Prodhues” se nga 1 janari 2023 do të hyjë në fuqi Ligji për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit për Menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave. Ky ligj vlen për prodhuesit e tekstileve, gomave, vajrave dhe automjeteve, së bashku me pjesët dhe materialet e tyre të instaluara, si dhe pjesët rezervë dhe zëvendësuese të instaluara, pavarësisht nëse ato janë instaluar në automjet gjatë kontrollit teknik, servisimit apo riparimit, nëse pjesët sigurohen nga prodhuesi origjinal ose nga një prodhues tjetër, si dhe produket e përdorura dhe mbeturinat nga tekstilet, gomat, vajrat dhe automjetet.

Prandaj, është obligim i prodhuesve që të regjistrohen në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesve për Menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.215/2021) duke plotësuar formularët e regjistrimit (në gjuhën maqedone dhe dygjuhësh, MK dhe ALB, në linkun vijues: www.moepp.gov.mk/Legjislacioni kombëtar/ PËRGJEGJËSIA E ZGJERUAR E PRODHUESIT PËR MENAXHIMIN E RRJEDHAVE TË VEÇANTA TË MBETURINAVE/AKT NËNLIGJOR.

Prodhuesit në përputhje me detyrimet e këtij Ligji, janë të detyruar të bashkohen përmes krijimit dhe/ose lidhjes së një marrëveshjeje me një operator kolektiv ose të sigurojnë një leje për operatorët e pavarur jo më vonë se data 31 dhjetor 2023.

Ligji për Menaxhimin e rrjedhave shtesë të veçanta mbeturinave përfshin çdo person juridik ose fizik që, pavarësisht nga mënyra në të cilën kryhen shitjet, duke përfshirë shitjet me anë të komunikimit në distancë që rregullohet nga rregulloret për mbrojtjen e konsumatorëve, dhe atë persona juridik dhe fizik të cilët prodhojnë produkte dhe i nxjerrin në treg për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose në baza profesionale, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, i importojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i nxjerrin në treg për herë të parë ose si përdorues përfundimtar, importojnë produkte ose importojnë produkte të përdorura në bazë profesionale dhe për herë të parë i nxjerrin në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky ligj vlen edhe për personat juridikë të themeluar në një shtet tjetër, të cilët shesin me komunikim në distancë drejtpërsëdrejti përdoruesve përfundimtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon të gjithë personat juridikë dhe fizikë se “prodhues” konsiderohet edhe personi juridik që përpunonmbeturinat e gomave dhe i nxjerr në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me kërkesën e paraqitur nga Shtojca 1 paraqitet edhe kjo:

  • një kopje të llogarisë rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • fletëpagesë prej 50 denarë për taksë administrative (për çdo kërkesë regjistrimi të paraqitur),

Xhiro-llogaritë mund të shkarkohen nga linku vijues:

www.moepp.gov.mk / Shërbime / Xhiro-llogaritë/Xhiro-llogaria për taksën administrative për kërkesën për regjistrim të prodhuesve