Informatë për mbajtjen e debatit publik për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Projektin: Ndërtimi i objekteve bujqësore për kultivimin intensiv të shpendëve në Komunën e Mrshevcit, komuna e Ilindenit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në përputhje me nenin 90 paragrafi 1 pika 3 të Ligjit për Mjedisin Jetësor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 53/2005, 81/2005, 24/2007, 159/2008, 83/2009, 48/2010, 124/2010, 51/2011, 123/2012, 93/2013, 42/2014, 44/2015, 129/2015, 36/2016, 99/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 89/22 dhe 171/22) njofton publikun e interesuar se investitori FRESH FARM SHPK nga Shkupi ka dorëzuar Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Projektin: Ndërtimi i objekteve bujqësore për kultivim intensiv të shpendëve në KK Mrshevci, komuna e Ilindenit. E njëjta është e disponueshme ne ueb faqen e Ministrisë në linkun vijues: https://rb.gy./eqfeuj

Debati publik mbi Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: Ndërtimi i objekteve bujqësore për kultivim intensiv të shpendëve në KK Mrshevci, komuna e Ilindenit do të mbahet më 21 dhjetor 2023 (e enjte), në objektin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Ilindenit me fillim nga ora 12:00.

Personat për kontakt:

Investitor FRESH FARM SHPK nga Shkupi

Posta elektronike: info@freshfarm.com.mk

Tel: 071 971 110

Aleksandar Petkovski – Ndihmës udhëheqës i Sektorit për Mjedis Jetësor

Sheshi Presveta Bogorodica nr.3, 1000 Shkup

Tel: 076 455 460

Posta elektronike: a.petkovski@moepp.gov.mk