Informacion për mbajtjen e Debatit publik për Studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektin “Autostrada A2 – Gostivar – Kërçovë, seksioni Bukojçani – Kërçovë“

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun e interesuar se investitori Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nga Shkupi e ka dorëzuar Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të projektit: “Autostrada A2 – Gostivar – Kërçovë, seksioni Bukojçani – Kërçovë” dhe është në dispozicion për inspektim

Debati publik për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin do të mbahet më 23 korrik 2021 (e premte), në sallën e Këshillit në komunën e Kërçovës duke filluar nga ora 10:00.

Studimi është në dispozicion për inspektim në uebfaqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor www.moepp.com.mk, dhe në zyrat e komunës së Kërçovës.

Ju lutemi respektoni masat e sigurisë në përputhje me protokollet e KOVID 19, për qëndrim në ambiente të mbyllura.

Коntakt:

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

infoeko@moepp.gov.mk ,

me postë në adresën: Sheshi “Presveta Bogorodica”

nr.3, 1000 Shkup.

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore

Јоzhe Jovanovski

rr. “Dame Gruev“ nr.14, 1000 Shkup;

cel:078 242 319

е-mail:j.jovanovski@roads.org.mk