Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është në procedurën e prokurimit të një centrali telefonik, për të cilin është lidhur një kontratë me Makedonski Telekom SHA Shkup. Ju informojmë se centrali telefonik që duhet të blihet ka një Hard disk të integruar që shërben për të ruajtur skedarët e konfigurimit dhe mesazhet e sistemit, për shembull, mesazhet hyrëse, mesazhet zanore etj., dhe për të aktivizuar shërbimin e inçizimit në fjalë, është e nevojshme të aktivizohet paraprakisht një licencë për inçizimin e bisedave. Në fakt, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paraparë që të hapë Qendrën e Kontaktit, ku qytetarët do të munden të paraqesin ndonjë ndotës dhe për këtë qëllim do të furnizohet e pastaj edhe të aktivizohet liçenca me ndihmën e së cilës centrali telefonik do të ketë mundësi të inçizojë. Inçizimi do të jetë vetëm në një kanal zëri (linja telefonike e qendrës së kontaktit). E njëjta do të përdoret për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët, ndërsa puna e qendrës së kontaktit do të jetë në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Inçizimi i thirrjeve telefonike është funksionaliteti standard i të gjitha centraleve të reja telefonike të të gjithë prodhuesve të njohur dhe natyrisht pajisjet që do të prokurohen në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë pajisje të specializuara për inçizimin dhe dëgjimin e thirrjeve telefonike.