Ju informojmë se më datë 14.12.2016 (e mërkurë) ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, do të mbajë fjalim me rastin e fillimit të projektit Tvining për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e Direktivës kornizë për mbeturinat dhe direktivave për rrymat specifike të mbeturinave që do të mbahet në ambientet e Qendrës informative të BE-së në Shkup me fillim në orën 10:00.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa do ta implementojnë ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Mbretëria e Spanjës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.