Ju njoftojmë që nga 01.06.2019, fillon me aplikim operativ Sistemi i ri i përpunimit të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës (SRPDDDA) në pjesën e procedurave doganore të eksportit dhe nga 01.07.2019 në pjesën e procedurave të importit.
Sistemi SRPDDDA lidhet automatikisht me Sistemin e Integruar të Mjedisit Tarifor (IMT) në të cilin administrohen tarifat tarifore, masat tarifore jo tarifore dhe llogaritja e doganës dhe detyrimeve të tjera sipas simboleve tarifore në procedurat e importit ose eksportit.Përveç kësaj, sistemet SRPDDDA dhe IMT kanë interfejs për të komunikuar me sistemin EXIM. Në këtë mënyrë, me fillimin e zbatimit operativ të SRPDDDA të ri, më 1 qershor 2019 do të fillojë menaxhimi automatik (shpagimi) i sasive të miratuara në licencat të përfshira në sistemin EXIM, me sasitë e deklaruara në deklaratën doganore elektronike në SRPDDDA, në të cilën operatorët ekonomik referohen në licencën përkatëse të lëshuar nga sistemi EXIM.
Për zbatimin e duhur të këtij funksionaliteti, më 31 maj 2019, është e nevojshme që të zbatohen plotësisht rregullat për plotësimin e të dhënave në aplikacionet e licencës EXIM,respektivish të dhënat të cilat janë lëndë e kontrollit, validitetit dhe shpagimit (shënuar me * në formën elektronike të kërkesës për leje) duhet të përputhet plotësisht me të dhënat e futura në deklaratën doganore elektronike, të dorëzuar në sistemin SRPDDDA, për dërgesën përkatëse. Përndryshe, sistemi SRPDDDA do ta refuzojë deklaratën e paraqitur në sistem.
Për procedurat e importit, e njëjta do të zbatohet nga 01.07.2019.
Në të njëjtën kohë, Ju informojmë se për të mundësuar funksionalitetin e ri për menaxhimin automatik të sasisë, më 31 maj 2019, të gjitha licencat e eksportit në EXIM ndërsa nga 01.07.2019, të gjitha licencat e lëshuara të importit , të cilat kanë statusin aktual “pjesërisht të përdorura” me procedurë sistematike do t’u jepet statusi “i skaduar” dhe të njëjtat nuk do të mund të përdoren gjatë zbatimit të procedurës doganore.
Operatorët ekonomikë që kanë licenca të këtilla, te Ministria eMjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes sistemit EXIM do të duhet të paraqesin një aplikim të ri për licencë.