Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, më 25 korrik në Komunën e Ohrit, e ka koordinuar punën për përgatitjen e Planit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit. Ky plan është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse është njëri nga rekomandimet e UNESCO-s që kërkohet tëshpallet një moratorium mbi ndërtesat në rajonin e Ohrit deri në miratimin e tij.
Grupi i punës për hartimin e Planit i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ekipittë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesve të Komunës së Ohrit,Entit Hidrobiologjik, Ndërmarrjes Publike Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave dhe shoqatës qytetare SOS Ohër, të koordinuar nga Petrovska, u dakorduan për rrjedhën e mëtejshme të përfundimit të Planit. Theksi u vendos në përcaktimin e zhvillimit ekzistues dhe të ardhshëm urban të Komunës me qëllim të krijimit të zonave mbrojtëse dhe reduktimittë transformimit bregdetar. Deri në shtator, grupi i punës do të punojë intensivisht me përfaqësuesit e komunave dhe palëve të tjera të interesit. Pastaj do të fillojë një konsultim publik në të cilin do të kyçen edhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente nga Shqipëria për shkak të karakterit ndërkufitar të zonës së mbrojtur.
Sipas Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Plani duhet të dorëzohet për miratim jo më vonë se më 3 dhjetor 2019.