Intensifikimi i bashkëpunimit me SHBA-në në mbrojtjen e mjedisit

Sredba_Nuredini_Ambasador_na_USAMinistri Nuredini dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns, në takimin e sotëm, diskutuan për fushat dhe mënyrat specifike për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes që vendi ynë merr nga SHBA-ja.

Ministri Nuredini i prezantoi draft-ndryshimet aktuale që harmonizojnë dhe përmirësojnë legjislacionin kombëtar për mjedisin. U cek bashkëpunimi i mirë që kemi pasur në vitet e fundit me Agjencinë Amerikene të Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) dhe ekspertët amerikan të cilët e kanë ndarë përvojën e tyre në cilësinë e ajrit dhe inspektimit. Për më tepër, ambasadorja amerikane Bërns ofroi të vazhdojë bashkëpunimin me ekspertët amerikanë, këtë herë në pjesën e prerjeve ilegale të pyjeve dhe në pjesën e inspektimit të mjedisit, i cili filloi vitin e kaluar.

Theks i veçantë u vu në sigurimin e mbështetjes më të madhe të SHBA-së në procesin e tranzicionit në burime më të pastra të energjisë dhe përmbushjen e qëllimeve të Strategjisë së Energjisë për dekarbonizimin e proceseve të energjisë, e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ndaj reduktimit të ndryshime klimatike.

Çështja e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e edukimit ekologjik është gjithashtu e hapur. Gjithashtu është rënë dakord sa më shpejt që të jetë e mundur, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të rinovohet Programi Globe i cili në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ndërprerje, u zbatua në suaza të aktiviteteve të projektit zgjedhor që nga viti 1998.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nga ana e saj, e mbështet ZOOhakaton 2020Global Virtual aktual, për të cilën thirrja për pjesëmarrje aktualisht është e hapur dhe është një hakaton global për gjetjen e zgjidhjeve dixhitale në luftën kundër tregtisë së paligjshme të llojeve të egra dhe prerjeve të paligjshme. (https://bit.ly/2IqNs4B)