
Në këtë takim u diskutua për analizën e kapacitetit administrativ në nivelin lokal dhe ndryshimin e sistematizimit në komuna në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Komunat që nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm administrativ për të përmbushur detyrat në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, duhet të përqendrohen në krijimin e sektoreve / departamenteve për mjedisin, në mënyrë që t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve dhe t’i zbatojnë detyrimet ligjore që ata i kanë në nivel lokal.
Iniciatia parashikon realizimin e:
– Një seri trajnimesh në nivelin lokal që duhet t’u japë udhëzime zyrtarëve administrativë për zbatimin e detyrimeve ligjore
– Përgatitja e programeve cilësore për mjedisin dhe shpërndarja e duhur e mjeteve buxhetore të siguruara në fushën e mjedisit në nivelin lokal