(17.12.2019) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, e vizituan kopshtin e fëmijëve Buba Mara – Bleta 2, ku sistemi i deritanishëm jo ekologjik i ngrohjes së naftës është zëvendësuar me inverter të lartë të efektshëm.
Mbështetja që ka marrë komuna nga Plani i Ajrit të Pastër për realizimin e kësaj mase është me vlerë prej 3 milion denarë.
Deri më tani, 14 ton naftë janë shpenzuar çdo vit për ngrohjen e këtij objekti, ose rreth 12 mijë euro të vlerësuara në para. Pritjet janë se një sezon i ngrohjes do të kushtojë katër herë më pak. Suksesi i Planit të Ajrit të Pastër nuk është vetëm parandalimi i ndotjes, por edhe kursimi i buxhetit.
Vitin e ardhshëm, edhe të dy ndërtesat publike të cilat përdorin një burim jo-ekologjik të ngrohjes në Komunën e Aerodromit do të finalizohen dhe nuk do të ketë më asnjë institucion publik në komunë që do të ndot ajrin.
Një ditë më parë Makraduli, e vizitoi edhe komunën e Kavadarit ku diskutuan me kryetarin e komunës Mitko Jançev, për mbështetjen që e ka marrë komuna nga programi i zvogëlimit të ndotjes së MMJPH-së, dhe zëvendësimin e dyerve dhe dritareve të vjetra për ndërtesat me efikasitet energjetik në disa shkolla komunale dhe rajonale. Pas takimit, ata vizituan objektet ku tashmë janë duke u realizuar aktivitete të efikasitetit energjetik në vlerë prej 1.8 milion denarë në shkollat fillore “Strasho Pinxhur” në Vozarci, “Strasho Pinxhur” në Drenovë, “Toshe Vellkov Pepeto” në Kavadar, pastaj nëQSHME “Kiro Spanxhov” në Kavadar dhe në konviktin e nxënësve në Drenovë.
Si pjesë e masave të Planit të Ajrit të Pastër, në komunën e Kavadarit do të zëvendësohen sistemet e ngrohjes publike jo ekologjike në SHF “Dimkata Angellov – Gaberot” dhe në kopshtin e fëmijëve “Rada Poceva” në Kavadar dhe për këto intervenime janë ndarë 5.2 milion denarë.