Në pajtim me gjendjen ekzistuese me cilësinë e ajrin ambiental i cili në disa pjesë të Republikës së Maqedonisë e posaçërisht në Shkup dhe Tetovë, është shënuar tejkalim disaherësh i vlerave kufitare të grimcave PM10 në një periudhë më gjatë se dhjetë ditë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të ingirencave të saja, ndërsa në bashkëpunim me ministritë me resor do ti rekomandojë Qeverisë dhe pushtetit lokal urgjentisht të ndërmarrin masa konkrte edhe atë:
- Qyteti i Shkupit dhe komuna e Tetovës që ti intensifikojnë aktivitetet për pastrimin e rrugëve, posaçërisht rreth vendeve ku kryhen aktivitete ndërtionore.
- Inspektorati shtetëror i Mjedisit Jetësor, në bahskëpunim me inspektorët e autorizuar të mjedisit jetësor dhe inspektorët komunal të Qytetit të Shkupit dhe komunat e tjera që të kryejnë kontrolle të përditshme të jashtëzakonshme në anstalimet të cilat i nënshtrohen lejeve Adhe B të integruara ekologjike.
- Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të vëhet masa e të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) në qytetin e Shkupit dhe komunën e Tetovës për lirimin nga detyrimet e punës të sëmurëve kronikë, grave shtatzëna dhe personave në të moshuar se 60 vit.
- Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Ministrisë së Arsimit të sillet vendimi për fillimin e pushimit dimëror për shkollat fillore dhe të mesme më 28.12.2015.
- Menjëherë të rritet frkuentimi i autobuseve dhe të zvogëlohet kostoja e biletës, gjë që do të shërbejë si stimulim për shfrytëzimin e trafikut publik.
- Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Bashkëpunim me qytetitn e Shkupit dhe komunën e Tetovës dhe Inspektoratin Shtetëror, gjatë periudhës së gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit ambiental të bëjnë reduktimin e punës së kapaciteteve industriale në njësitë përkatëse të vetëqeverisjes lokale.
- Të ndërprehen aktivitetet ndërtimore dhe të lirohen të punësuarit të cilët punojnë në ambiente të hapura nga obligimet e tyre punuese.
Rekomandimet për qytetarët:
- Të shfrytëzohet transporti publik;
- Automjetet të mos përdoren pa ndonjë nevojë të madhe;
- Më tepër persona të udhëtojnë me një automjet në të njëjtën kohë;
- Që mos të përdoret për ngrohjen e mbienteve vaji i djegur i mbeturinave, mbeturiona të ngjyrosura dhem mbeturina nga druri dhe mobiljet, stiropoli, pjesë të gomës dhe çfarëdo qoftë materiali tjetër sintetik;