Në kuadër të aktiviteteve përgatitore për përgatitjen e planit të ri hapësinor të vendit, dhe në përputhje me Marrëveshjen për përgatitjen e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut – aktivitete përgatitore, të përfunduara ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – si mbajtës i aktivitetit dhe Agjencisë së Planifikimit Hapësinor – si zhvillues, Agjencia për Planifikim Hapësinor në Nëntor 2020 dorëzoi në Ministri “Metodologji për përgatitjen e planeve hapësinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Nevoja për zhvillimin e kësaj Metodologjie të re rrjedh nga fakti se ekzistuesja, sipas së cilës punon Plani Hapësinor ekzistues i Republikës së Maqedonisë dhe ende i vlefshëm i cili është i vjetër (që nga viti 1975) nuk i plotëson kushtet moderne dhe nevojat për zhvillim të duhur të qëndrueshëm të vendit.
Kjo Metodologji e re do të jetë baza për zhvillimin e një Plani Hapësinor të ri, modern dhe të dobishëm që do të jetë në gjendje tu përgjigjet në mënyrë adekuate kushteve aktuale dhe të ardhshme që ndodhin në hapësirë, por në të njëjtën kohë do të jetë baza për konceptimin e Ligjit të ri për Planifikimin Hapësinor i cili do të përfaqësoj mbështetje legjislative të politikave hapësinore të parashikuara në Plan.
Kjo Metodologji është e orientuar drejt zbatimit të njohurive dhe përvojave më të reja nga shkenca dhe praktika në këtë fushë. Në dekadat e fundit, qasjet inovative për planifikimin hapësinor dhanë ide dhe përceptime të reja për hapësirën dhe lokacionin me kujdes për përdorimin dhe menaxhimin e tij të qëndrueshëm. Metodologjia, e bazuar në kreativitet dhe inovacion, promovon një qasje të adaptueshme ndaj ndryshimeve dhe nevojave të shpejta dhe të shpeshta të njeriut modern në përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës.
Trendet evropiane dhe ato botërore në zhvillimin hapësinor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nënkuptojnë një qasje të re që synon ndërkombëtarizimin e njohurive dhe aftësive të tyre dhe bashkimin me klasën botërore të vlerave të zhvillimit të qëndrueshëm të hapësirës kombëtare si një pjesë integrale e hapësirës evropiane dhe botërore.