NJ O F T I M

Мечкино грозјеNë bazë të nenit 14 paragrafi 1 i Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 67/04, 14/06, 84/07, 35/10, 47/11, 148/11, 59/12 , 13/13, 163/13, 41/14, 146/15, 39/16 dhe 113/18 ”), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor solli ​​URDHËR PËR KUFIZIMIN E MBLEDHJES SË LLOJIT BIMOR  ARCTOSTAPHYLOS UVA URSI ( RRUSHI I ARIUT), PËR SHKAK TË PËRDORIMIT DHE TREGËTISË .

Ky urdhër u publikua në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 201/2021).

Urdhëri u miratua në përputhje me raportin për vlerësimin e gjendjes së popullatave dhe sasive të llojeve të rrushit të ariut në vende me rëndësi ekonomike në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky raport u përgatit në kuadër të projektit “Ruajtja e Biodiversitetit përmes menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe përfshirja e biodiversitetit në menaxhimin e tokës” financuar nga Fondi Global Ekologjik (FGE), përfituesi përfundimtar i rezultateve të të cilit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 Ky urdhër është sjellur për ta parandaluar dhe mbrojtur atë nga zhdukja sepse kjo specie grumbullohet në mënyrë të pakontrollueshme në sasi të mëdha dhe kështu mund të ndodhë zhdukja e tij në natyrë.

Për shkak të rritjes së ngadaltë dhe rimëkëmbjes së ngadaltë të popullatave të rrushit të ariut, lejohet  që të grumbullohen një maksimum prej 70% të sasive në dispozicion në mënyrë që të sigurojë përdorim të qëndrueshëm të specieve.

Gjatë mbledhjes së rrushit të ariut, duhet pasur kujdes që të grumbullohen vetëm degë jo më të vogla se 15 cm në muajt gusht dhe shtator.

Kufizimi në grumbullimin e rrushit të ariut kryhet për një periudhë 5 vjeçare nga dita e publikimit të këtij urdhri në gazetën zyrtare.