Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me komunën e Resnjës më 23 janar 2024 organizojnë debar publik për publikun e interesuar lidhur me Draft-Planin e Menaxhimit me Monumentin e Natyrës Liqeni i Prespës për periudhën 2024-2033. Debati publik do të mbahet në hapësirat e komunës së Resnjës duke filluar nga ora 12:00.
Draft-Plani i Menaxhimit me Monumentin e Natyrës Liqeni i Prespës për periudhën 2024-2033 është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e Ministrisë në linkun vijues:
https://arhiva.moepp.gov.mk/wp-content/uploads/2023/12 НАЦРТ ПЛАН ЗА УПРАВУВАЊЕ со СП ПЕ 2023-2032.docx
https://arhiva.moepp.gov.mk/wp-content/uploads/2023/12/Prespa Lake NM draft Natura 2000 management plan Macedonian од 20.06.2027.docx
Vërejtjet apo sugjerimet tuaja mund t’i paraqisni gjatë debatit publik ose brenda 10 ditëve nga mbajtja e debatit publik, dhe jo më vonë se data 6 shkurt 2024, në adresat vijuese të kontaktit:
Komuna e Resnjës, Sheshi Car Samoil nr.20 posta elektronike:
cabinet.gradonacalnik@resen.gov.mk dhe ajman.almalla@resen.gov.mk si dhe një kopje deri tek Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3 Shkup, posta elektronike infoeko@moepp.gov.mk