1. Emri i Ministrisë: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar me hartimin e Ligjit për Veprimin Klimatik.
2. Problemet:
Problemet kryesore që çuan në hartimin e një projektligji për veprimin klimatik janë si më poshtë:
– nuk parashikohen detyrime ligjore të organeve të administratës shtetërore si dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore për realizimin e veprimtarive për veprimet klimatike;
– nuk ka një sistem të përcaktuar të qëndrueshëm të monitorimit dhe raportimit për emetimet e gazeve serrë, politika dhe masa për reduktimin dhe projeksionet e emetimeve që do të mundësojnë kalimin nga përmbushja e detyrimeve të projektit në raportim të rregullt në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra dhe detyrimet që rrjedhin nga Legjislacioni evropian për veprimin klimatik,
– nuk ka harmonizim në nivel horizontal dhe vertikal për të siguruar veprim të integruar klimatik me qëllim arritjen e qëllimeve afatmesme dhe afatgjate për dekarbonizimin dhe rritjen e rezistencës së sektorëve më të rrezikuar ndaj ndryshimeve klimatike dhe
– mungesa e mekanizmave të rregulluar ligjërisht për një kalim të drejtë në një ekonomi të gjelbër.
3. Objektivi:
Hartimi i Ligjit të Veprimit për Klimën do të kontribuojë në:
– Rritjen e përpjekjeve për të forcuar reagimin global ndaj kërcënimit të ndryshimeve klimatike, në përputhje me qëllimin afatgjatë të Marrëveshjes së Parisit,
– vendosjen e mekanizmave monitorues dhe raportues të nevojshëm për raportimin dhe verifikimin në kohë, transparent, të saktë, të qëndrueshëm, të krahasueshëm dhe të plotë të informacionit mbi emetimet e specifikuara antropogjene të gazeve serrë nga burimet dhe largimin nëpërmjet absorbuesve, si dhe marrjen e veprimeve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike;
– vendosjen e politikave, planifikimin dhe ndërmarrjen e masave administrative, të nevojshme për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë ekonomike,
– vendosjen e rregullave që do të sigurojnë zbutjen e ndryshimeve klimatike si dhe sigurimin e përfshirjes së tyre në dokumentet strategjike dhe planifikuese sektoriale dhe praktikat administrative për përshtatjen ndaj efekteve të tyre negative;
– vendosjen e kornizës për politikat, planifikimin dhe masat administrative të nevojshme për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë nga burimet në përputhje me obligimet dhe zotimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e ndryshimeve klimatike, të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
- Afati kohor për hartimin e ligjit:
– Janarë 2023 – publikimi i draft-versionit të ligjit dhe draft-versioni i raportit për vlerësimin e ndikimit të rregullores në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregullave në Republikën e Maqedonisë (www.ener.gov.mk) dhe në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,
– Janarë – Shkurt 2023 – 60 ditë – Afati për paraqitjen e vërejtjeve, komenteve dhe opinioneve dhe organizimin e debatit publik,
– Mars dhe Prill 2023, shqyrtimi i vërejtjeve të dorëzuara dhe finalizimi i tekstit të ligjit dhe draft raportit për DPB;
– Maj -Qershor 2023 – dorëzim i tekstit të ligjit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
5. Palët e tanguara:
– Мinistria e Ekonomisë;
– Мinistria e Shëndetësisë;
– Мinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;
– Мinistria e Transportit dhe Lidhjeve;
– Мinistria e Financave;
– Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
– Мinistria e Punës dhe Politikës Sociale;
– Каbineti i zv. Kryeministrit Përgjegjës për Çështje Ekonomike;
– Sekretariati i Çështjeve Evropiane;
– Inspektorati Shtetëror i Mjedisit;
– Аgjencia e Energjetikës;
– Аgjencia e Aviacionit Civil;
– Instituti për Standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut
– Instituti i Akreditimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut
– Qendra për Menaxhimin e Krizave;
– Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim;
– Termocentralet e Maqedonisë së Veriut;
– BNJVL (Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale);
– Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut;
– Bashkimi i Dhomave të Tregtisë;
– Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore
– Oda Ekonomike për Energjetikë e Republikës së Maqedonisë;
– Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë;
– KoordinatoriKombëtar për zbatimin e platformës kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga aksidentet dhe fatkeqësitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
– Organizatat joqeveritare që operojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
- Mënyra e përfshirjes së publikut të prekur:
– paraqitjen e mendimit për projektligjin, debat publik, organizimin e takimeve me palët e interesuara.
- Adresa elektronike ku të interesuarit do të mund të shkarkojnë versionin elektronik të ndryshimeve të propozuara në ligj dhe draft Raportin për DPB:
- Adresa dhe/ose adresa e e–mailit ku mund të dorëzohen mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet:
Аdresa: Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, Shkup
email: infoeko@moepp.gov.mk
- Personi përgjegjës për kontakt në ministri:
Teodora Obradović Grnçarovska, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor