Izairi: Rezervati Ndërkufitar Biosferik Ohër-Prespë është një nga vlerat që sot ia shtojmë botës

1557340_10203874467476601_7703214196648715729_o

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë, Nurhan Izairi dhe ministri i Mjedisit Jetësor i R. së Shqipërisë Lefter Koka në Korçë, Republika e Shqipërisë, mbajtën fjalim në inaugurimin e rezervatit ndërkufitar biosferik Ohër-Prespë, kur përfaqësuesit e Komisioneve Kombëtare të UNESKOs ua dorëzuan Certifikatën për shpalljen e rezervatit ndërkufitar, përfaqësuesve të Komitetit Bilateral dhe Sekretariatit, të cilët ishin bartës të aktivitetit. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendës kryeministri i Republikës së Shqipërisë Niko Pelleshi dhe përfaqësues të misioneve të Kombeve të Bashkuara, UNESKOs dhe UNDP-së, kryetarë të komunave dhe drejtorë të Parqeve kombëtare.

Duke theksuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që nga vetë fillimi e mbështeti procesin për shpalljen e rezervatit ndërkufitar biosferik Ohër-Prespë, ministri Izairi deklaroi:

-Këtë e bëmë me qëlllim  të përkushtimit drejt këtij rajoni të rrallë, për promovimin e tij,  dhe gjithsesi për qëndrueshmërinë e tij. Inaugurimi i sotëm është një akt i posaçëm, vlera e të cilit do të shihet në të ardhmen, nga ndonjë distance historike. Dhe pikërisht për shkak të këtij aspekti historik dëshiroj të porosis se reliktet kulturore dhe natyrore që i ndajmë me rrethin tone të ndërlidhur, motivi ynë që të jemi më të mire dhe detyrimi ynë që rajonit t’i sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitim për të gjithë qytetarët e tij.  Në këtë drejtim, ekologjia mund të jetë faktori kyç ndërlidhës dhe këtë rast doemos duhet ta shfrytëzojmë. Rezervati Ndërkufitar Biosferik Ohër-Prespë është një nga vlerat të cilën sot ia shtojmë botës nga aspekti ekologjik, social dhe ekonomik-turistik.

Nominimi i rezervatit ndërkufitar biosferik Ohër-Prespë, që krahas mbrojtjes së vlerave natyrore dhe promovimit turistik, do të kontribuojë edhe për promovimin e produkteve të cilat prodhohen në rajon, (të cilat në të ardhmen do të jenë me markë dhe do ta kenë vulën e rezervatit), u miratua nga Këshilli Ndërkombëtarë i UNESKOs për programin „Njeriu dhe Biosfera “ (МАB), në mbledhjen e  26-të, të mbajtuar në Jonçeping në Suedi, në qershor të këtij viti, kur i njëjti u shpall për të 14 herë me radhë Rezervati Ndërkufitar Biosferik në botë.

SHËRBIMI PËR INFORMIM