(31.10.2015) Ministri i Mjedisit Jetesor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot inspektuan punët rreth tubacioneve që po ndërtohen në Malin e Sharrit për sistemin e ri të ujësjellësit të qytetit të Тetovës në perëndim të “Studena Rekës” the burimet e lumit Shkumbin.
Ministri Izairi theksoi se nga 8,5 kilometra që sipas marrëveshjes duhet të ndërtohen deri në fund të vitit janë kryer 8,1 kilometra, përkatësisht mbeten të kryhen edhe rreth 400 metra.
– Edhe për këto 400 metra punët ndërtimore për gërmim kanë përfunduar. Мbetet të vendosen tubacionet dhe shpresojmë se kushtet klimatike do të mundësojnë që e tërë puna të përfundojë para afatit të planifikuar kah mesi i muajit dhjetor. Më këtë do të përfundojnë tubacionet e reja. Faza e fundit kur do të funksionojë i tërë sistemi është ndërtimi i stacionit të fitrimit për të cilën procedura e tenderit eshtë në vijim dhe shpresoj se vitin e ardhshëm me ndërtimin e tij i tërë sistemi do të bashkohet me ujësjellësin ekzistues si një tërësi me çka Tetova do të ketë 200 litra ujë shtesë në sekondë, tha Izairi.
Kryetarja e komunës së Tetovës Arifi tha se është e kënaqur me dinamikën e punëve në terren dhe se shpreson që me përfundimin e këtij sistemi problemi prej disa dekadave me ujë për pije në Tetovë do të vendoset ad akta. Lindhur me stacionin e filtrimit, ajo theksoi se procedura e tenderit duhet të fillojë gjatë javës së ardhshme.
Stacioni filtrues kushton 2 millionë euro nga të cilat 1 milion e 100 mijë euro është kredi nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, kurse tjerat i siguron komuna e Tetovës, ndërsa tubacioni që ishte në kompetencë të -së është me vlerë prej 2 millionë euro, gjegjësisht i tërë projekti i Studena Rekës dhe lumit Shkumbin së bashku me stacionin filtrues kushton 4 millionë euro.