IZAIRI-Mbrojtja e resurseve të përbashkëta natyrore është e mundur vetëm me aktivitete të përbashkëta dhe të koordinuara ndërkufitare

3.1(22.03.2015) Me rastin e 22 marsit– Ditës Botërore të Ujërave , asociacioni qytetarë 4х4х4 Urat Ballkanike nga Maqedonia, e realizoi aksionin për pastrimin ndërkufitar të shtratit të lumit Lepenc, të cilit nga ana maqedonase iu bashkëngjitë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi , ndërsa nga ajo e Kosovës, zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor, Ferat Shala dhe kryetarët e komunave të : Kaçanikut, Vitisë, Ferizait dhe Hanit të Elezit.

Duke e pastruar shtratin e lumit Lepenc në të dy anët e kalimit kufitar Bllacë, nga ekologët u dha një porosi e fuqishme se për mbrojtjen e të mirave të përbashkëta natyrore nevojitet një bashkëpunim i mirë dhe koordinim i aktiviteteve nga ana e institucioneve qeveritare, pushteti lokal dhe i popullsia lokale.

– Ajo që do të kisha dashur ta theksoja është se një nga prioritetet e Qeverisë së R. së Maqedonisë, e para së gjithash e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në sferën e mjedisit jetësor është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe mbrojtja e resurseve ujore dhe menaxhimi i integruar i pellgjeve të lumenjve për çka janë të domosdoshme aktivitetet dhe masat e përbashkëta të menduara dhe planifikuara nga të gjitha organizatat shtetërore, publike dhe joqeveritare por edhe një bashkëpunim i mirë ndërkufitar meqë vetëm në këtë mënyrë mundemi që të realizojmë një zhvillim të qëndrueshëm të sistemeve të lumenjve të cilët i ndajmë. Mund të them se ne si ministri përkatëse kemi vendosur një bashkëpunim të mirë me shtetet me të cilat i ndajmë të mirat e përbashkëta natyrore. Këtë e vërtetojnë aktivitetet për mbrojtjen e Pellgut të Drinit, Parkun e Prespës, mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, dhe ja tani edhe mbrojtjen e lumit të Lepencit – theksoi ministri i Mjediist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi duke shprehur kënaqësinë e tij që iniciativa të këtilla rajonale po ndërmarrin edhe asociacionet e qytetarëve..

Përndryshe, ky aksion është pjesë e projektit „Zhvillimi i EVN. net në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: zëri i qytetarëve për ndikimin e tyre në procesin e reformave për mjedisin jetësor me qëllim të integrimit sa më të shpejtë në BE“, të mbështetur nga Komisioni Evropian, partnerë të së cilit janë asociacioni i qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Turqia.