(22.08.2015) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, inspektoi punët ndërtimore të projektit “Ndërtimi i sistemit rajonal të furnizimit me ujë në fshatin Zajaz”, shfrytëzuese e të cilit është komuna e Kërçovës.
Vlera e përgjithshme e projektit është 59 milionë denarë, ndërsa deri tani janë realizuar 79% të punëve dhe është paguar 66% nga vlera e projektit.
Projekti ka të bëjë me ndërtimin e sistemit rajonal të furnizimit me ujë – pjesa II: nga f. Kollarë deri në f. Strogomishtë e Poshtme dhe është projekt infrastrukturor shumë i rëndësishëm, me të cilin jo vetëm që do të përmirësohet furnizimi me ujë i banorëve të komunës së Kërçovës, por do të ndikojë edhe në përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve në këtë rajon.