(23.08.2015) Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sëbashku me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Ditmir Bushati, vizituan lokalitetet e fshatrave Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe ku Ministri Bushati u njoh nga afër me gjendjen e vendeve të banuara dhe të prekura nga vërshimet, duke u shprehur falenderim banorëve për mikpritjen e ngrohtë.
Gjatë vizitës, u bisedua për aktivitetet në vazhdim dhe për përballjen me pasojat e shkaktuara nga reshjet dhe përmbytjet në Tetovë dhe rajonin e Tetovës.
Izairi, Arifi dhe Bushati vizituan Shipkovicën dhe Reçicën e Madhe
August 24, 2015