Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini mbajti fjalim në promovimin e vendosjes së Fondit të Gjelbër Financiar.
Projekti i përbashkët “Fondi i Gjelbër Financiar për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Luftës kundër Ndryshimeve Klimatike në Maqedoninë e Veriut” ( i cili aktualisht është në fazën përfundimtare të përgatitjes), pritet të ketë një vlerë prej rreth 36,3 milionë dollarë amerikan dhe do të zbatohet nga ekipi i agjencive të Kombeve të Bashkuara – UNDP, IOM dhe UNECE në partneritet me BERZH.
Partnerët kryesorë të projektit janë Kabineti i Zëvendës Kryeministrit përgjegjës për Çështje Ekonomike, në partneritet me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Qëllimi është zhvillimi dhe operacionalizimi i Fondit të Gjelbër për financim si një mjet i ri financiar, i cili duhet të përmirësojë ndjeshëm qasjen në financime të gjelbra për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe grupet e synuara të individëve/ amvisërive për investime në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitetin e energjisë si dhe inkurajimin e inovacioneve në të njëjtat, me të cilat do të kontribuojnë në zvogëlimin e emetimeve të gazrave serë dhe ndotjen e ajrit.
“Ne ishim ndër të parët të cilët sollëm një kontribut të ri ambicioz për klimën, por ne kemi një plan për financimin e tij. Investimet do të vijnë nga sektori privat me mbështetjen e shtetit. Këtu mendoj për tranzicionin në energji më të pastër, efikasitet energjetik, transport më të gjelbër. Në të gjithë këtë partnerë duhet të na bëhen edhe institucionet financiare dhe ne punojmë në koordinimin dhe centralizimin e projekteve të ndryshme me të cilët do të sigurojmë stimul maksimal në investime të tilla, norma interesi më të favorshme pë qytetarër dhe personat juridikë” ministri Nuredini theksoi.
Një pjesë e financimit të projektit pritet të sigurohet nga Fondi i përbashkët për qëllime të zhvillimit të qëndrueshëm (SGD fund), i cili është një instrument novator për stimulimin e politikave trasnformuese për të stimuluar investimet strategjike të nevojshme nga bota në periudhën pas-COVID 19 dhe përmbushjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.
Duke filluar nga konkurrenca globale nga 155 propozime, projekti aktualisht është ndër 12 propozimet më të mira në raundin e fundit, nga të cilat rreth 4 pritet të financohen nga Fondi i përbashkët SDG.