Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në konferencën virtuale “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor si një nxitje për mbrojtjen e ujërave në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane në bashkëpunim me Institutin e Studimeve të Komunikimit, në kuadër të fushatës ” Kthjellohu!”
Ngjarja mundëson unifikimin e ekspertëve në këtë fushë nga niveli më i lartë, si dhe përforcimin e bashkëpunimit midis sektorit civil dhe institucioneve qeveritare në fushën e mjedisit.
Në fjalën e tij, Ministri Nuredini theksoi se megjithëse Ministria tani më ka punuar për një kohë të gjatë në zbatimin e direktivave të BE-së në lidhje me përdorimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve ujore në vendin tonë, nevojiten mjete financiare të cilat vendi nuk mund t’i sigurojë në mënyrë të pavarur, si dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe përforcim të vetëqeverisjes lokale, në mënyrë që të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm dhe përdorim të mençur të këtij burimi shumë të rëndësishëm.
Në këtë konferencë u theksua që edhe duhet të kryhet një monitorim më intensiv i ujërave në vend, të vazhdohet me ndërtimin e impianteve të trajtimit dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në vendbanimet, të mundësohet përforcimi i administratës dhe bashkëpunimi me organizatat civile, si dhe ketë një qasje serioze ndaj investimeve në ujë në mënyrë që të zvogëlohet presioni në ekosistemet ujore.
Panelistë në konferencë ishin edhe Davor Perçan, udhëheqës, Bashkëpunimi Bilateral dhe Rajonali Mjedisit, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Komisioni Evropian; profesor në Institutin e Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyror-Matematikor – Shkup, Svetisllav Kërstiq; koordinatorja për Maqedoninë e Veriut, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Orhideja Kaljoshevska; dhe Udhëheqësi i i programit për Mbështetjen e Shqipërisë për Negociatat e Anëtarësimit në Fushën e Mjedisit – Kapitulli 27, Jadranka Ivanova. Ngjarja u ndoq dhe u drejtua nga Presidenti i RMV Stevo Pandarovski dhe Ambasadorja Britanike Rejçel Gallovej.