Ministrja Shukova mori pjesë në panel-diskutimin publik për gjetjen e zgjidhjeve për legalizimin, shndërrimin dhe thjeshtimin e procedures për marrjen e lejeve për ndërtimin e objekteve për përpunimin parësor të produkteve bujqësore – brenda dhe jashtë vendbanimit, që u mbajt sot në organizim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Shoqata Vula e cilësisë, dhe me mbështetjen e aktiviteteve të USAID-it – Partneritetet për rritje ekonomike.
Në këtë ngjarje morën pjesë ministrat Ljupço Nikolovski, Bllagoj Boçvarski, Risto Penov, si dhe përfaqësues të institucioneve, shoqatave bujqësore dhe fermerë.