(09.07.2018) Sekretari shtet;ëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska mori pjesë në hapjen e zyrës lokale të Shoqatës Ekologjike Maqedonase (SHAM) në Resnjë.
Zyra financohet nga Fondacioni Jensen dhe Fondi i Natyrës Prespa – Ohër (PONT). Me PONT, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka lidhur një Marrëveshje Bashkëpunimi.
Në fjalën e saj, Petrovska iu drejtua përfaqësuesve të Komunës së Resnjës, Institutit Hidrobiologjik nga Ohri, Administratave të Parkut Kombëtar Pelister dhe Galiçica, komunitetit të donatorëve, ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile nga Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria, duke potencuar se prezenca e SHAM në rajon është veçanërisht e rëndësishme dhe se do të kontribuojë në një bashkëpunim më intensiv ndërkufitar dhe mirëkuptim më të drejtpërdrejtë të nevojave të komuniteteve lokale.
Ajo u angazhua për sigurimin e mbështetjes së nevojshme politike për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në pellgun ndërkufitar biosferik Liqenin e Prespës,