(13.06.2018) – Ndërtimi i kolektorëve në bregun e majtë dhe të djathtë të lumit Vardar të qytetit të Shkupit me sukses do të mbledhin ujërat e zeza urbane me çrast kushtet sanitare dhe higjienike në zonën qendër do të përmirësohen në mënyrë të konsiderueshme. Ndërtimi i sistemit të kolektorëve është parakusht për ndërtimin e stacionit kryesore të trajtimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, ndërtimi i të cilit do të fillojë në vitin 2020 – deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki në ngjarjen me rastin e shënimit zyrtar të fillimit të punëve ndërtimore në Projekti IPA 2 “Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza në qytetin e Shkupit”.
Marrëveshja e projektit parashikon ndërtimin e një kolektori në bregun e djathtë të lumit Vardar, në gjatësi prej 3.4 km, nga bulevardi “Serbia” deri në Ura hekurudhore, me çrast në të do të derdhen ujërat e zeza nga stacioni ekzistues i pompës “Gorno Lisice”, pastaj ndërtimi i kolektorit në bregun e majtë të lumit Vardar me një gjatësi prej 4.5 km nga pika e shkarkimit aktual të rrjetit ekzistues të kanalizimeve deri te hekurudha dhe ndërtimi i një kolektori nga stacioni i pompës „ Makoshped“ deri te lidhja me kolektorin e ri kryesor në bregun e majtë të lumit Vardar.
Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti të infrastrukturës IPA 2 do të sigurojë një rritje të vëllimit të ujërave të zeza të grumbulluara që do të transferohen në stacionin e ardhshëm të trajtimit të ujërave të zeza dhe do të rrisë efikasitetin e funksionimit të tij.
Investimi financohet me fonde të Bashkimit Evropian në vlerë prej mbi 9 milion Euro dhe bashkëfinancohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë në vlerën prej 15%, dhe është planifikuar të përfundojë në shkurt 2020.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe evroambasadori Zhbogar dhe kryetari i Shkupit Shilegov.