Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit më 5 Qershor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me IPPK Mavrovë organizuan një ngjarje për prezantimin publik të aktiviteteve për zbatimin e rishikimit/plotësimit të Studimit për Rivlerësim dhe hartimin e Planit të Menaxhimit me PK Mavrovë, si bazë për menaxhim të mirë dhe të qëndrueshëm të kësaj zone të mbrojtur.
Në këtë ngjarje fjalim hyrës kishte ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe drejtori i IPPK Mavrovë, Samir Ajdini, ndërsa aktivitetet u prezantuan nga përfaqësuesit e organizatave partnere Fondi Global i Konservimit, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë dhe MMJPH.
“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të theksoj bashkëpunimin e krijuar tashmë me partnerët tanë Fondin Global të Konservimit, Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë dhe Institutin Publik Parku Kombëtar Mavrovë në procesin e rishpalljes së Mavrovës për zonë të mbrojtur në kateroginë park kombëtar, si detyrim që rezulton nga Ligji për Mbrojtjen e Natyrës. Ky bashkëpunim domethënës paraqet një mundësi për të vazhduar rrugën drejt mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të vlerave natyrore që karakterizojnë Parkun Kombëtar të Mavrovës dhe tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet drejtoria e parkut në menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e vlerave natyrore”, tha ministrja Shukova.
Drejtori i IPPK Mavrovë, Samir Ajdini, u shpreh i kënaqur me fillimin përfundimtar të procesit për rishpalljen e Parkut, si një nga zonat më të mëdha të mbrojtura në vend, veçanërisht për shkak se në të kaluarën shpeshherë janë përballur me akuza të gabuara dhe në mënyrë të padrejtë, ndoshta për shkak të mosnjohjes së fakteve ose interpretimit të gabuar të tyre.
Historia e PK Mavrovë daton që nga viti 1949, kur u shpall për zone të mbrojtur për herë të pare, por kushtet kanë ndryshuar me kalimin e viteve.
Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës në vitin 2005, u krijuan kushte ligjore, por edhe obligim për rishpalljen e zonave tashmë të mbrojtura në RMV, përfshirë PK Mavrovë.
Studimi për valorizimin e zonës së mbrojtur të Mavrovës është përgatitur në vitin 2012 nga Instituti Publik Parku Kombëtar Mavrovë, që është dorëzuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me qëllim të fillimit të procedures për rishpalljes e Mavrovës për zonë të mbrojtur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës. Për shkak të reagimeve të sektorit joqeveritar për dosjen e hapur në Konventën e Bernës për hidro-projektet e planifikuara në PK Mavrovë, reagimet e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), popullata vendase që jeton në kufijtë e parkut, procedura për miratimin e Propozim-Ligjit për shpalljen e Mavrovës për zone të mbrojtur në kategorinë Park Kombëtar është pezulluar dhe Propozim-Ligji nuk ka hyrë në procedurë qeveritare. Dosja për PK Mavrovë është ende e hapur, prandaj Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës modifikoi rekomandimin e vjetër REKOMANDIMI NR. 184 (2015) dhe miratoi rekomandime të reja Rekomandimi Nr. 211 (2021) lidhur me masat për ruajtjen e parqeve kombëtare në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe Parkun Kombëtar të Mavrovës.
Në lidhje me memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim për PK Mavrovë (04.04.2023), këtë vit do të realizohen hulumtime shtesë shkencore nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë, e cila është bazë për vazhdimin e procedures për rishpalljen e Parkut Kombëtar të Mavrovës. Studimi për Rivlerësimin e PK Mavrovë do të ndjekë detyrimin ligjor të përmbajtjes së tij me propozim-kufij të jashtëm dhe propozim-zonimin me përshkrime narrative të secilës prej zonave të propozuara dhe të dhëna GIS, bazuar në të dhënat për vlerësimin e gjendjes së habitateve dhe specieve me rëndësi kombëtare dhe të BE-së, që pasqyron gjendjen dhe nevojën e tyre aktuale në përputhje me monitorimin e kryer nga Instituti Publik Parku Kombëtar Mavrovë. Për përgatitjen e këtij aktiviteti janë siguruar mjete nga buxheti i MMJPH-së.
Gjatë rishikimit dhe plotësimit të Studimit për rivlerësimin e zonës së mbrojtur Mavrovë, rekomandimi nr. 211 i Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës të datës 3 dhjetor 2021 lidhur me masat për ruajtjen e parqeve kombëtare në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe Parkun Kombëtar Mavrovë, do të merret parasysh.
Karakteri socio-ekonomik i PK Mavrovë është një tipar i rëndësishëm i kësaj zone, duke pasur parasysh faktin se në territorin e parkut ka 37 vendbanime. Aktiviteti për Studimin socio-ekonomik së bashku me Planin e Menaxhimit paraqet dokumentin bazë strategjik për punën e parkut që do të përgatitet për një periudhë dhjetëvjeçare dhe do të mbështetet financiarisht nga Fondi Global i Konservimit.