Ministrja Shukova hapi sot takimin e parë të komitetit drejtues të projektit “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës nëpërmjet forcimit të kuadrit ligjor dhe institucional, fuqizimit të kapaciteteve dhe rehabilitimit të zonave malore më të cenueshme”.
Projekti financohet nga Fondi Global i Mjedisit (GEF), dhe zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të OKB-së për Mjedisin Jetësor (UNEP).
Qëllimi kryesor i projektit, siç përmendi ministrja Shukova, është zvogëlimi i ndikimeve të degradimit të tokës dhe presioneve mbi burimet natyrore në zonat malore më të cenueshme në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të projektit pritet mbështetje në hartimin e ligjit dhe strategjisë së parë kombëtare për mbrojtjen e tokës, si dhe ngritjen e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal për menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe pyjeve, gjë që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të neutralitetit të degradimit të tokës.
Në periudhën në vijim do të fillojë aksioni i planifikuar për pyllëzimin e lokacioneve pilot në zonat e thata dhe gjysmë të thata të vendit.
Projekti zbatohet në bashkëpunim me palët kryesore të interesit nga sektori i tokës, duke përfshirë institucionet kombëtare dhe lokale, komunitetin akademik, NP Pyjet Kombëtare, shoqatat e qytetarëve, sektorin e biznesit dhe palët e tjera të interesit.