Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Shoqërinë Ekologjike të Maqedonisë (SHEM), Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” dhe komunat e Berovës dhe Pehçevës, fillojnë fushatë për shpalljen e Maleshevën zonë e mbrojtur.
Qëllimi i fushatës është të informojë dhe njoftojë publikun për atë se çfarë paraqet “zonë e mbrojtur”, si mund të ruhen vlerat natyrore dhe njëkohësisht të sigurohen përfitime ekonomike nga zonat e mbrojtura. Fushata do të zgjasë për 10 ditët e ardhshme, dhe do të përfshijë promovimin e videove, ilustrimeve dhe përmbajtjeve të tjera promovuese që flasin për vlerat natyrore, biodiversitetin, turizmin, alpinizmin, kulturën dhe traditat në Maleshevë, ndërsa do të ndahen edhe informacione të rëndësishme për zonën e ardhshme të mbrojtur.
Si pjesë e fushatës, do të mbahet debat publik, si pjesë e aktiviteteve për përfshirjen e publikut në procesin e shpalljes së Maleshevës si zonë e mbrojtur.
Rajoni i Maleshevës është i vendosur në pjesën lindore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfshin komunat e Berovës dhe Pehçevës. Paraqet një tërësi që shquhet me pasurinë e saj natyrore dhe kulturore (pyjet e pishës, lisit dhe ahut, lumenjtë e pastër, shumëllojshmërinë e luleve dhe çajrave mjekësorë, lloje të shumta të kafshëve, tradita, ushqim), ku menaxhimi me pyjet paraqet traditë të gjatë.
Fushata është e mbështetur nga Programi për Ruajtjen e Natyrës në Maqedoninë e Veriut (PMN), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), koordinuar nga “Farmahem” nga Shkupi.
Fushata mbështetet edhe nga komunat e Berovës dhe Pehçevës.
Slogani i fushatës: Të ruajmë Maleshevën për brezat e ardhshëm!
Hashtagu i fushatës është: #TëRuajmëMaleshevën #MaleshNëZemër #pellguibregallnicës #CHinMK