(10.06.2015) Мinistri i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, së bashku me ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari dhe kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, morrën pjesë në fillimin solemn të projektit për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Debresh – Komuna e Gostivarit.
Projekti për ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Debresh, komuna e Gostivarit, është projekt të cilin e financon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes programit investues për vitin 2015. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është mbi 10 milionë denarë, prej të cilëve, Ministria ndanë 5 milionë denarë, që përbëjnë 48% të mjeteve totale të nevojshme.
Sipas fjalëve të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, projektet për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave kanë prioritet të posaçëm në agjendën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Për momentin, ujërat e zeza nga ky fshat lëshohen në lumin Debreshkë, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë ndoten ujërat e tij, ndërsa me përdorimin e ujërave të lumit për ujitje ndoten edhe sipërfaqet bujqësore. Me ndërtimin e këtij kanalizimi të ujërave të zeza në gjatësi prej 1500m, përgjithmonë do të mbrohet shëndeti publik i popullatës që jeton në fshatin Debresh, do të sigurohet mbrojtja e mjedisit jetësor, ndërsa do të parandalohet edhe shfaqja e sëmundjeve ngjitëse që përhapen si pasojë e mosekzistimit të kanalizimit në fjalë. Njëkohësisht, do të largohet era e keqe që përhapet nga ujërat e zeza, do të parandalohen aksidente që mund t’u ndodhin qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe do të pamundësohet mënjanimi i pandërgjegjshëm i mbeturinave me çka krijohen po aq deponi të egra të rrezikshme.