Projekti “Përmirësimi i menaxhimit të zonavetë mbrojtura” filloi edhe zyrtarisht me mbajtjen e një punëtorie. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e ruajtjes së natyrës dhe promovimin e shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke rritur kapacitetet institucionale, kapacitetet e qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile për të menaxhuar dhe promovuar zonat e mbrojtura dhe burimet natyrore në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme.
– Nëpërmjet aktiviteteve të disenjuara me kujdes, do të demonstrohet me shembuj konkretë dhe aktivitete praktike në terren si të përmirësohet menaxhimi i zonave të mbrojtura. Me këtë, do të fillojë një transformim rrënjësor i mënyrës në të cilën shteti menaxhon burimet e saj natyrore, duke krijuar shembuj që vazhdimisht avancohen dhe mund të aplikohen në vende të tjera dhedemonstrojnë qartë përfitimet sociale dhe ekonomike që rrjedhin nga mbrojtja e mirë e burimeve natyrore – tha zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në fjalën e hapjes.
Sipas tij, ky projekt duhet të kuptohet si një shans dhe mundësi për zonat më të vogla të mbrojtura që nuk kanë një strukturë qeverisëse për të marrë mbështetje të gjerë për një mbrojtje të vërtetë dhe të plotë të natyrës, në të cilën publiku do t’i kuptojë të gjitha përfitimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që rrjedhin nga mbrojtja dhe përtëritja e funksioneve të ekosistemit dhe burimeve natyrore.
Në një fjalimin përshëndetës, përfaqësuesja e përhershme e Programit të Zhvillimit të OKB-së Luiza Vinton, tha:
– Shteti tashmë ka shpallur 86 zona të mbrojtura që mbulojnë nëntë për qind të territorit të saj, ndërsa shumë vende të tjera janë duke u shqyrtuar.Megjithatë, shumë prej këtyre zonave janë të ekspozuara ndaj shfrytëzimit dhe degradimit të pakontrolluar, përmes praktikave të dëmshme njerëzore, duke përfshirë prerjen ilegale, deponimin e mbeturinave dhe ndërtimin. Me një buxhet prej 4.3 milion euro të siguruara nga fondet evropiane, projekti ynë i ri është disenjuar për të ndihmuar në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe nga letra të zbatohet në praktikën e përditshme.
Në kuadër të projektit, është planifikuar ndarja e 20 granteve për menaxherët e zonave të mbrojtura, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile për aktivitetet që do të përmirësojnë mbrojtjen e natyrës, duke kontribuar në të njëjtën kohë për mirëqenien e bashkësive lokale. Vlera e grantit sillet nga 50,000 deri 400,000 euro. Thirrja publike për propozim-projektet u hap më 4 dhjetor dhe afati i fundit për dorëzim është 29 dhjetor 2017. Aplikacionet e përzgjedhura do të marrin mbështetje të përshtatur për përgatitjen e aplikacioneve të plota të projektit dhe për zbatimin e tyre.
Kjo punëtori u dha mundësi kandidatëve të ardhshëm potencial për të marrë informacion shtesë për Programin e granteve dhe për të marrë informacion për idetë konceptuale potenciale.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 – Programit sektorial operativ për mjedisin jetësor dhe aksionit klimatik 2014-2020 dhe zbatohet nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.