(13.02.2019) Sot u nënshkrua një memorandum për bashkëpunimin ndërmjet Shëpisësë Studentëve Kuzman Josifovski – Pitu dhe AD BEG Shkup, me qëllim të zëvendësimit të sistemit të ngrohjes së konviktit. Që tani e tutje, në vend të përdorimit të mazutit për ngrohjen e lokaleve, objekti do të lidhet me sistemin e ngrohjes qendrore të AD BEG Shkup.
Kjo është pjesë e aktiviteteve që lidhen me zbatimin e “Planit për ajër të pastër” për vitin 2019, i cili kohët e fundit është miratuar nga Qeveria dhe prioritetet e të cilit përfshijnë, ndër të tjera, zëvendësimin e mazutit dhe naftës me sisteme ngrohëse më ekologjike, në disa ndërtesa publike.
Në këtë ngjarje morën pjesë Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Jani Makraduli, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, si dhe drejtorët e Shtëpisë së Studentëve dhe të AD BEG, Dario Nikolovski dhe Dimitar Kocovski.
-Sot edhe zyrtarisht filloi zbatimi i Planit për ajët të pastër- theksoi Makreduli në fjalimin e tij , duke thënë se ky nuk është vetëm një projekt mjedisor, por edhe një projekt që sjell kursime mjedisore.
– Llogaritjet tona treguan se duke djegur 230 ton mazut në periudhën e dimrit në Shtëpinë e Studentëve Kuzman Josifovski – Pitu, në nivel vjetor gjenerohen 28 kilogram grimca PM 2.5 – shtoi zëvendësministri Makraduli, duke shtuar se Qeveria po punon intensivisht që, për të gjithë studentët të ofrojnë një mjedis më të pastër.
Sipas tij, në këtë Plan prioritete janë edhe shkollat fillore në komunat më të ndotura Shkup, Tetovë, Kumanovë, Manastir, Gostivar dhe Strumicë.
Ministri Ademi theksoi:
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës luan një rol vendimtar në trajtimin sistematik të sfidave të reduktimit të ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit nga tre aspekte: e para është e një karakteri edukativ, e dyta është e një natyre shkencore, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të reja gjatë përballjes me këtë sfidë të madhe dhe aspekti i tretë ka një karakter infrastrukturor.
Drejtori i Shtëpisë së Studentëve Nikolovski theksoi:
– Me kyçjen e Shtëpisë së Studentëve Kuzman Josifovski – Pitu në sistemin e ngrohjes qendrore, kontribuojmë për një mjedis më të pastër dhe i ulim shpenzimet për ngrohjen e shtëpisë për rreth 2 milionë denarë në vit. Ky objekt ngrohet me mazut që nga viti 1976 dhe me kyçjen në ngrohjen qendrore, përveç problemit të ndotjes së ajrit, ne zgjidhim edhe problemin e ndërprerjessë ngrohjes së shtëpisë të shkaktuar nga instalimi i vjetërsuar.