(19.02.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati, e shënuan fillimin e punëve ndërtimore në pjesën e rrjetit sekondar të kanalizimit në v.b. Saraj, në komunën e Sarajit.
Duke theksuar se aktivitetet dhe investimet në mbrojtjen e burimeve ujore kanë vend prioritarë edhe në programin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministri Izairi, në fjalimin e tij theksoi se edhe ndërtimi i kësaj pjese të rrjetit sekondar të kanalizimit është në drejtim të rrumbullakimit të plotë të sistemeve të kanalizimit në komunën e Sarajit. Ai gjithashtu, vuri në dukje se duke pasur parasysh se është përfunduar edhe stacioni për pastrim për vendbanimet: Gllumovë dhe Shishevë, kjo do të thotë se në masë të madhe janë siguruar kushte më të mira për jetesë për banorët e komunës së Sarajit, por edhe mbrojtje e ujërave të l. Treska dhe l. Vardar, si dhe mbrojtje e ujërave nëntokësore sidomos në burimet e ujit Rasçe.
Punët e ralizuara janë pjesë të projektit “Ndërtimi i sistemeve kanalizuese fekale për vendbanimet: Gërçec, Shishevë dhe Saraj në komunën e Sarajit“. Mjetet me vlerë prej 3 milionë denarë janë siguruar nga Programi i investimeve për vitin 2015, ndërsa pjesa tjetër me pjesëmarrje pronësore të komunës.