(05.10.2015) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, mori pjesë në seancën e dhjetë të Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Shkupit, me theks në menaxhimin me mbeturina, që u mbajt në ambientet e hotelit “Kamnik”.
Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Shkupit Sokoll Mitrevski, ambasadori holandez në RM Vouter Plomp, kryetari i qytetit Huiz dhe nënkryetari i rajonit Gooi en Vechtstreek njëherësh edhe anëtar i Kuvendit Popullor Fons Hertog, kryetarët e komunave të Shkupit si dhe zëvendëskryetarja e qytetit Busum, përgjegjëse për menaxhimin rajonal me mbeturina Lia de Rider dhe koordinatori programor për çështje publike nga rajoni „Gooi en Vechtstreek“Mark Masen.
– Programi dypalësh për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Holandës përqëndrohet në çështje të mjedisit jetësor dhe siguron ndihmë teknike për sektorin publik për temat relevante ekonomike dhe ekologjike përmes projekteve afatshkurtra dhe afatmesme, të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin dypalësh dhe ndërtimin e kapaciteteve- theksoi zëvendësministri Temellkovski në fjalimin e tij.
Në seancën, në të cilën u prezentuan karakteristikat e përgjithshme të rajoneve me theks në menaxhimin me mbeturina, Mitrovski dhe Hertog nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit midis rajonit planor të Shkupit dhe rajonit „Gooi en Vechtstreek“,Mbretëria e Holandës.
Qëllimi parësor i nënshkrimit të Memorandumit është që të nxiten aktivitetet për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë gjatë realizimit të kompetencave të pushtetit lokal, me theks të veçantë në zhvillimin rajonal.